Angelina Jolie e dobësuar në Golden Globe

A janë origjinale shpata dhe përkrenarja e Skenderbeut
01/12/2018
Kanabisi i shpëton jetën djaloshit me kancer
01/12/2018

Angelina Jolie e dobësuar në Golden Globe

Tapeti i kuq i “Golden Globes” u kthye në “Tapetin e Zi”, pasi të gjithë aktorët e “Hollywood”-it u solidarizua me viktimat e ngacmimit seksual, duke ndjekur Kodin e Veshjes: Të gjithë me të zeza.

Meshkuj dhe femra, u paraqitën në tapetin e kuq të veshur me të zeza në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globes” në Beverly Hilton të dielën. Vetëm katër ditë pas eventit yjet u shfaqën në “Tapetin blu” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Critics’ Choice Awards” të veshur sipas dëshirës.

Dhe ngjyra që mbizotëroi ishte e bardha!

Të famshmet u shfaqën me fustane shumëngjyrëshe, por mos u çudisni nëse patë sërish disa nga aktoret tuaja të preferuara të veshur me të zeza për të vijuar solidarimin e iniciativës #TimesUp.

Angelina Jolie, Diane Kruger, Emma Roberts, Kate Bosworth dhe Saoirse Ronan ishin disa nga aktoret që kishin zgjedhur të visheshin me fustane të bardha.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte 42-vjeçarja Jolie, e cila ndryshe nga fustani i zi, dukej shumë më e dobët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *