Beyonce i kendon ne darsem Garreth Bale-s

Top 20 skuadrat e vitit – City dominon
01/10/2018
Deda: Demet e speciales jane deme te Kosoves
01/10/2018

Beyonce i kendon ne darsem Garreth Bale-s

Ceremonia e martesës është dita më e lumtur e një çifti, e edhe më të veçantë atë e bënë organizimi për dasmën.

Një gjë të tillë po pret ta përjetojë për pak ditë futbollisti i njohur Gareth Bale, i cili ka vendosur që të martohet së shpejti në Itali.
Ndonëse ende nuk e ka përcaktuar kohën dhe vendin, ai ka menduar më së pari për muzikën në dasmë, e cila do të argëtojë të ftuarit.

Kapiteni i Uellsit ka vendosur që të organizojë një dasmë madhështore, pjesë e së cilës mendohet të jetë edhe këngëtarja Beyonce, por jo si e ftuar, por si këngëtare.
Ajo me zërin e saj do të argëtojë publikun duke kënduar live.

“The Sun” shkruan se këngëtarja amerikane ka kërkuar hiç më pak se 1.5 milion euro për të performuar në dasmën e fubollistit Gareth Bale.

Një vlerë e tillë duket të jetë e përballueshme për Balen, i cili thuhet se ka nisur negocimin me këngëtaren 36-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *